Shqipëria është mikpritësja e radhës e Samitit dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili nisi këtë të dielë në Golem nën kujdesin e Presidentit Begaj dhe do të vahdojë edhe përgjatë së hënës. Pamje të momentit të takimit me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të dy shteteve themeluese të këtij procesi, Kroacisë dhe Sllovenisë, i ndau ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali.