Krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Boshtin e samitit e përbëjnë cështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.