Liderët botërorë janë mbledhur në Kajro të Egjiptit për një takim të nivelit të lartë që synon shtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme, ku konflikti mes Hamasit e Izraelit rrezikon gjithmonë e më shumë përhapjen në rajon. I pagëzuar si “samiti paqes”, ai ka bërë bashkë përfaqësues nga mbi një duzinë vendesh përfshirë Jordaninë, Francën, Rusinë, Kinën, Anglinë, Italinë, Shtetet e Bashkuara e Katarin, përpos OKB-së e BE-së.