Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji vazhdoi të fliste nga Foltorja, pasi seanca plenare u shty. Në sallë mbetën vetëm Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërkohë që u fikën dritat. Salianji vazhdoi të fliste live në “Facebook”, duke theksuar se Kuvendi “nuk ka për të pasur normalitet përderisa ky institucion nuk po sillet si i tillë, por po sillet si vasal i Edi Ramës”.