Edhe pse pritej zgjedhja e kupolës së re drejtuesi, lajmi i vetëm që prodhoi selia blu në muajin gusht ishin dorëheqjet e njëpasnjëshme në degën e Korçës. Nga 146 seksione, në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje duke detyruar partinë më të madhe në opozitë të riniste punën për ristrukturimin e kësaj dege. Shkak për këtë valë largimesh janë bërë pakënaqësitë për krye demokratin Basha, i cili akuzohet për kthimin e PD në parti klienteliste, por deptueti Ervin Salianji ka një tjetër arsyetim për dorëheqjet.