Ish deputeti i PD Ervin Salianji, ka zbatuar vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit këtë të premte në zbatim të masës së shërbimit të provës. Në një deklaratë për mediat ai tha se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese, e nëse ajo rezulton e kapur nga kryeministri, etapa e radhës do të jetë Strasburgu.