Sapo është mbyllur kutia e fundit e numërimit të votave në Durrës. Ermiona Sako e Partisë Socialiste ka arritur të fitojë me 9811 vota diferencë, nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara. Sako merr mandatin e dytë të kësaj bashkie, me rreth 56.4% të votimeve.