E kishte vështirë të dilte nga automjeti i policisë në prani të medias, ndaj dhe policia e ndihmoi duke e afruar sa më shumë me derën e gjykatës. Gruaja e akuzuar për korrupsion për shkak të video skandalit me ish kryebashkiakun e Kukësit , e mbuloi fytyrën me një cantë. Ishte e qartë se për gruan e identifikuar si Alma, ishte po aq e rëndë përballja me publikun, sa edhe me gjykatën e posaçme e cila e la nën masën arrest shtëpie.