Çmimi i gjelit të detit është rritur, ndërsa numri i fermerëve që e rrisin është pakësuar në Lushnjë. Në zonën e Darsisë ku një kilogram gjel shitet këtë vit 10 mijë lekë nga 8 mijë që ishte vjet, fermerët thonë se shpendin e festës e shtrenjtoi rritja e bazës ushqimore. “Shumë pak ka kërkesa këtë vit nga rritja e çmimet. Çmimi rritet nga ushqimet për gjelat e detit. Kostot po rriten, ne po dalim me humbje”- shprehet një fermer.