Top Channel/ Sa para u shpenzuan në zgjedhje? Nis deklarimi i partive e deputetëve
30/08/2025 19:32

Me çertifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nis numërimi mbrapsht për partitë politike për të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklarimin e shpenzimeve në fushatë. Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike ne vend. Mes parave të shpenzuara nga demokratët janë edhe ato për lobistin Chirs LaCivita, për faturën e të cilit Sali Berisha gjithmonë është treguar i rezervuar për të treguar se sa para i dha magjistarit elektoral që nuk e riktheu në pushtet. Por, mesa duket fatura do të vijojë të jete mister edhe për pak kohë. Ju garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji. Sali Berisha ka afat deri në fund të muajit tetor, pasi deklarimi duhet te behet 60 ditë pas miratimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, por krahas shpenzimeve të partive, janë edhe ato të kandidatëve për deputet disa prej te cilëve e kanë ezauruar këtë procedurë duke i treguar KQZ-së se xhepat e tyre. Në analizën financiare te deklarimeve të kandidatëve të listës së Partisë Socialistë rezulton që mes emrave me më shumë para të shpenzuara është Olsi Komici ish komisioneri i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokuroreve, nga shtatori deputet i Elbasanit. Ai pranon se ka shpenzuar mbi 25 mije euro në fushatë. Kandidatja me e votuar e qarkut Elbasan Sara Mila ka deklaruar 9 mijë euro ndërsa Vlora rezulton te jetë qarku ku socialistet që garonin ne listë të hapur janë investuar me shume me burime financiare. Ardit Bido raporton rreth 20 mije euro, ndërsa Damianin Gjiknurin 10 mije euro. Ministri i Drejtësisë si drejues politik i Lezhës ka shpenzuar vetëm 3 mije euro. Në radhët e demokratëve me shume para rezulton të ketë hedhur për fushatë Gjin Gjoni, në total 10 mije euro, pasuar nga Belind Këllici, i cili ndonëse në listë të sigurtë nuk është treguar i kursyer në fushatë pasi ai rezulton që të ketë shpenzuar rreth 8 mijë euro, pjesa m tw madhe e ka donacion. Më modest ne shifra a janë treguar Jozefia Topalli dhe Agron Gjekmarkaj Me 1 mije e 500 uuro. Sali Berisha deklaron zero shpenzime pasi për të ka hapur thesin partia, njëjtë si Edi Paloka, Flamur Noka, ndërsa në kampin rozë mes emrave me zero para figurojnë Endrit Braimllari i dhe Zegjine Ccaushi. Për Edi Ramën nuk ka ende asnjë dokument te pasqyruar. Në fund të afatit ligjor, të gjitha paratë e deklaruara do të jenë objekt auditimi nga ana e Komisioni Qendror te Zgjedhjeve , ku në rast mospërputhje shifrash, kandidatët por edhe partia do të përballet me gjoba.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44