Ukraina shpreson të marrë brenda pak javësh statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kështu tha të hënën Presidenti Volodymyr Zelensky teksa u takua me të dërguarin e BE-së për Ukrainën në Kiev. Zelensky i dorëzoi të dërguarit, Matti Maasikas, formualrin e plotësuar të anëtarësimit të sjellë nga shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Ukrainë këtë muaj.