Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt. Duke folur për rritjen e pagave, Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë më pagë nën 500 euro, duke filluar nga janari. Kreu i ekzekutivit përmendi edhe hapjen e grup kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian.