Moska ka bërë një hap prapa në politikat e saj kundrejt vendeve të shpallura si “jomiqësore”, duke lejuar tani që shtetet në fjalë ta shlyejnë borxhin e tyre për furnizimet me gaz natyror në valuta të huaja. Një lëvizje e tillë ishte pasojë e ndryshimeve të bëra në dekretin e lëshuar më herët nga prresidenti Vladimir Putin.