Moska e konsideron të papranueshme deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për bashkimin e vendit me Kosovën, e pohuar kjo nga zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova. Zakharova u shpreh me tone të forta kundër pohimeve të Ramës, duke kujtuar se promovimi i planeve të krijimit të" Shqipërisë së Madhe "bie ndesh sipas saj me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB –së, dhe minon stabilitetin në rajon.