Sulmet ajrore ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjera në Harkiv dhe Sumi. Sipas autoriteteve një person u vra dhe 26 të tjerë u plagosën në sulmet e kryera nga Rusia në këtë qytet. “Sipas informacioneve të para, sulmet në Harkiv u kryen me raketa balistike, të mbushura me municione thërrmuese. Prandaj, zonat e goditura janë shumë të mëdha”, tha guvernatori rajonal duke shtuar se 15 ndërtesa banimi janë dëmtuar.