Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim të qartë nga pala ukrainase. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nga deklaratat e presidentit Volodymyr Zelensky nuk rezulton një iniciativë e formuluar konkretisht për një armëpushim.