“E di që shumë njerëz nëpër botë janë të shqetësuar lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por deri më tani, nuk asnjë të dhënë që të tregojë se se Rusia ka ndërmend t`i përdorë ato vërtet në Ukrainë”; në ditën kur konfirmoi dërgimin e një sistemi tejet të avancuar raketor në këtë vend, presidenti amerikan Joe Biden u përpoq gjithashtu të qetësonte opinionin, në mesin e frikës se Moska mund të vërë në lojë kërcënimin e saj më të madh: atë të përdorimit të armëve më të frikshme që ekzistojnë.