Top Channel/ Rusia nis rekrutimet pranverore, thërret 160 mije qytetarë për të shërbyer në ushtri
31/03/2025 21:59

Sipas dekretit, 160,000 qytetarë rusë të moshës 18 deri në 30 vjeç do të thirren për të shërbyer nga 1 prilli deri më 15 korrik të këtij viti. Rusia do të fillojë fushatën e saj të rekrutimit pranveror që përfshin 160,000 të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç, sipas një dekreti të nënshkruar të hënën nga Presidenti Vladimir Putin. Fushata organizohet dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Ajo do të fillojë nesër, e martë, sipas një dekreti të nënshkruar nga presidenti rus dhe të publikuar sot. Fushata e pranverës përfshiu 150,000 të rinj në 2024 dhe 147,000 në 2023, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass. Megjithatë, ushtria thekson se këta rekrutë të rinj nuk do të dërgohen në Ukrainë për “operacionin ushtarak special”, siç quhet në mënyrë eufemistike sulmi ndaj vendit. Një zyrtar i lartë i shtabit të përgjithshëm, zëvendës-admirali Vladimir Tsimlyansky, tha se rekrutët nuk do të dërgohen në rajonet ukrainase ku ushtria ruse po lufton dhe as nuk do të marrin pjesë në “detyrat e operacionit special”. Kujtohet se në vitin 2023 Rusia miratoi një ligj që rrit kufirin e moshës së rekrutimit nga 27 në 30 vjeç. Sulmi ndaj Ukrainës kishte bërë që autoritetet ruse të urdhëronin mobilizimin e më shumë se 300,000 njerëzve në vjeshtën e vitit 2022. Shumë rusë ishin larguar nga vendi në atë kohë, nga frika e rekrutimit. Në javët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump propozoi një armëpushim, të cilin Kievi e pranoi nën presionin e Uashingtonit. Por Vladimir Putin mbylli derën për një armëpushim të pakushtëzuar dhe të menjëhershëm dhe pranoi vetëm një pauzë shumë të kufizuar që nuk ka asnjë ndikim real në luftime.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02