Ushtria ruse dërgoi bombardues me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë që mbanin raketa hipersonike në bazën e saj ajrore në Siri për stërvitje të mëdha në Mesdhe, në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Perëndimin mbi Ukrainën. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu mbërriti vete atje për të mbikqyrur manovrat që shënojnë dislokimin më të madh të marinës ruse në Detin Mesdhe që nga Lufta e Ftohtë.