Rusia ndaloi krejtësisht furnizimet me gaz drejt Europës në tubacionin Rrjedha Veriore 1 – që dërgon për në Gjermani përmes Detit Baltik. Të dhënat në pikat hyrëse që lidhin këtë tubacion me rrjetin gjerman të gazit tregojnë se dërgesat atje kanë rënë në zero.