Top Channel/ Rusia liron basketbollisten amerikane në këmbim të tregtarit famëkeq të armëve
08/12/2022 18:30

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer basketbollisten e burgosur amerikane, Brittney Griner, me tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout, që për 12 vjet ishte në një burg amerikan. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Griner është e sigurt dhe është nisur për në shtëpi me një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Griner ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në një burg. Administrata Biden në korrik propozoi këmbimin e të burgosurve, duke e ditur se Moska për një kohë të gjatë ka kërkuar lirimin e Bout. Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi këmbimin e të burgosurve, që tha se ka ndodhur në aeroportin e Abu Dabit. Viktor Bout u ka shitur armë komandantëve të luftës dhe shumë qeverive, duke u shndërruar në një prej njerëzve më të kërkuar në botë.I cilësuar si “tregtari i vdekjes” për shkak të shitjes së armëve që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, të bëmat e këtij shtetasi rus inspiruan filmin e Hollyëoodit, Lord of Ëar, që bazohej në jetën e tij. Ai u arrestua më 2008 në Bankok dhe u ekstradua dy vjet më vonë në SHBA, ku qëndroi për 12 vjet në burg, pasi u gjet fajtor për mbështetje të terroristëve që vranë amerikanët.Ndërkaq, Brittney Griner, 31 vjeçe, është sportiste shumë e njohur në Amerikë. Arsyeja e vetme që ajo kishte udhëtuar drejt Moskës ishte për të luajtur në Rusi, në kohën kur në SHBA ligat e basketbollit janë në pushim. Ajo kishte pranuar se kishte bërë “gabim të paqëllimshëm” kur kishte marrë me vete vaj të kanabisit, për të cilin u dënua. Pamjet: AFP

Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18