Një ditë pasi njoftoi tërheqje trupash në kufirin me Ukrainën, Rusia pohoi se kanë përfunduar gjithashtu stërvitjet ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe ushtarët po kthehen në garnizonet e tyre. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamje të ushtarëve, të cilët kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia.