Top Channel/ Rusia, kushte ekstreme për paqen/ Zbulohet çfarë kërkon Putini
02/06/2025 23:22

Raundi i dytë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, i zhvilluar në Stamboll, përfundoi pas vetëm një ore, duke lënë pas një memorandum të ri rus që vendos kushte të ashpra për një armëpushim të mundshëm. Sipas dokumentit të dorëzuar delegacionit ukrainas, Moska ka paraqitur një sërë kërkesash të cilat përfshijnë çmobilizimin e forcave ukrainase dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend si parakusht për çdo marrëveshje paqeje. Në tekstin e dokumentit, Rusia kërkon njohjen formale të pesë rajoneve: Krimesë, Donjetskut, Luganskut, Zaporozhzhias dhe Khersonit – si pjesë të territorit të saj. Po ashtu, Kievi duhet të tërheqë forcat e tij nga këto zona dhe të ndalojë çdo operacion ushtarak në territoret përkatëse, si kusht i domosdoshëm për një armëpushim 30-ditor. Sipas burimeve nga agjencitë ruse TASS dhe Ria Novosti, Rusia ka propozuar dy “opsione” për ndalimin e luftimeve: 1. Tërheqja e menjëhershme e trupave ukrainase nga katër rajonet e pushtuara pjesërisht. 2. Demobilizimi i ushtrisë ukrainase, heqja e ligjit ushtarak, përjashtimi i forcave të huaja dhe ndalimi i ndihmës ushtarake ndërkombëtare për Kievin, si dhe organizimi i zgjedhjeve në Ukrainë brenda 100 ditësh nga heqja e ligjit ushtarak. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar prerazi ofertën e Rusisë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të “fituar kohë”. Ai i ka bërë thirrje homologut të tij amerikan Donald Trump, që aktualisht ndodhet në kontakt të drejtpërdrejtë me të dy palët, të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë për të detyruar Moskën të ndalë përfundimisht agresionin. “Rusia nuk kërkon një paqe të vërtetë, por vetëm një pauzë të shkurtër në luftime. Ne presim që SHBA dhe Presidenti Trump të veprojnë me vendosmëri,” deklaroi Zelensky gjatë një konference për shtyp në Kiev.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58