Top Channel/ Rusia kërkon “të fshijë” Bakhmutin, Kievi: Ka përdorur bomba me fosfor!
06/05/2023 16:32

Rusia po kërkon ta fshijë Bakhmutin nga faqja e dheut, sipas autoriteteve ukrainase. Kievi zyrtar e akuzoi Moskën se është duke e sulmuar me bomba fosfori qytetin e rrethuar prej muajsh, e të kthyer në një symbol të rezistencës se forcave të tij. Bombat me fosfor në vetevete nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zona të banuara nga civilë konsiderohet krim lufte. Armë të tilla krijojnë zjarre të shpejta, të cilat është e vështirë të lokalizohen. Të tilla akuza nuk janë një risi për Moskën; trupat ruse është thënë se kanë përdorur bomba të ngjashme edhe në qytetin ukrainas të Mariupolit, ku gjithashtu lanë pas një vazhdë të gjatë shkatërrimesh. Ushtria ruse Lufton prej muajsh për marrjen e Bakhmutit, pavarësisht pikëpyetjeve që rrethojnë rëndësinë e tij të vërtetë strategjike. Zyrtarët perëndimorë thonë se mijëra trupa ushtarake të Moskës kanë humbur jetën atje, për shkak të luftimeve. Përmes një postimi në Tëitter, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se sulmet me fosfor të bardhë kanë shënjestruar “zonat e papushtuara”. Sipas Komandës së forcave speciale të Kievit, qëllimi i Moskes është ta shkatërrojë krejtësisht qytetin”. Fosfori i bardhë ndizet në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar djegie të rënda, nëse prek trupin e njeriut. Rusia është nënshkruese e Konventës për disa lloje armësh konvencionale, e cila ndalon përdorimin e tyre në zonat e banuara me civilë.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB