Me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale e atyre parlamentare në Serbi, ku Aleksandar Vuçici dhe partia e tij u shpallën fituese, presioni ndërkombëtar mbi këtë vend për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, është rritur. Vuçiqi ka folur në disa raste për presionin e shteteve perëndimore, por deri më tani është përpjekur të luajë më të dyja portat, thotë KohaDitore. Serbia votoi për përjashtimin e Rusisë nga Këshillit i OKB-së për të Drejtat e njeriut, por ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.