Kompania ruse Gazprom e nisi ofensivën e gazit ndaj Finlandës, duke i mbyllur rubinetat vendit nordik, vetëm pak ditë pas aplikimit të tij për anëtarësim në NATO. Gazprom vazhdon t`u kërkojë shteteve europiane të paguajnë gazin rus në rubla për shkak të sanksioneve të pashembullta të Perëndimit ndaj Moskës, si pasojë e sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës., por Helsniki ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.