Pas takimit me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin tha se të dy vendet do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake vitin e ardhshëm. Manovrat masive, sipas tij, ishin propozim i Lukashenkos dhe ka të ngjarë të ndodhin në muajt shkurt ose mars, ndërsa detajet do të finalizohen më vonë.