Lëvizja e forcave ruse drejt lindjes ka qenë e dukshme këtë të mërkurë, por zyrtarët ukrainas thonë se ndihen njësoj të kërcënuar nga Rusia. Një ditë pas negociatave të paqes në Stamboll, që në fillim u duk se patën rezultate pozitive, raportohet për shtim të bombardimeve në Chernihiv.