Top Channel/ Rusët “mësyjnë” Beogradin, mes tyre emigrantë rusë në protestë kundër luftës!
25/04/2022 14:13

Emigrantë rusë po mbërrijnë më shumicë në Serbi, e ndonëse nuk duhet të justifikohen për agresionin ushtarak të Vladimir Putinit në Ukrainë, një pjesë e tyre e dënojën luftën. Madje, ata janë të torturuar nga një fenomen krejtësisht tjetër – në Beograd, nga fakti që takojnë admirues vendas të presidentit rus. Kishte shumë emigrantë rusë në protestën e fundit të Beogradit kundër agresionit në Ukrainë, thotë një reporter i Frankfurter Rundschau. Mes tyre ishte edhe një violonçelist, i cili pas nisjes së luftës humbi punën në orkestrën e Shën Petersburgut. “Më pushuan nga puna sepse ua shpreha kolegëve mendimin tim për luftën. Në fakt, pas aneksimit të Krimesë ne donim të emigronim nga Rusia. Lufta në Ukrainë ishte një arsye shtesë”, është shprehur ai. Sipas gazetës gjermane, mijëra rusë që po emigrojnë në Beograd. “Rusët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Serbi. Si një kandidate për anëtarësim në Bashkim Europian, Serbia po manovron mes Lindjes dhe Perëndimit dhe nuk po merr pjesë në sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë. Kjo është arsyeja pse Air Serbia është një nga kompanitë e pakta evropiane që ende fluturon për në Moskë dhe Shën Petersburg”, shkruan Frankfurter Rundschau. Bashkë me Stambollin, Jerevanin dhe Tbilisin, kryeqyteti serb është bërë edhe destinacioni i preferuar i rusëve me arsim të lartë. Që nga fillimi i marsit, më shumë se 300 kompani, kryesisht në sektorin e teknologjisë kanë zhvendosur selitë e tyre nga Rusia ose Ukraina në Serbi. Bankat e Beogradit thonë se gjithnjë e më shumë rusë po hapin llogari bankare, ndërsa mediat raportojnë për 20 mijë deri në 30 mijë të ardhur.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04