Dy britanikë që luftonin për Ukrainën kanë rënë në duart e forcave ruse, që nuk kanë ngurruar ta përdorin këtë moment në funksion të propagandës së tyre. Mediat në Angli thonë se rusët i kanë detyruar Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, që shërbenin me marinsat ukrainas në qytetin e rrethuar të Mariupolit, që t`i luten kryeministrit Boris Johnson t`i shkëmbejë me aleatin e Kremlinit të prangosur së fundi në Kiev, Viktor Medvedchuk.