Top Channel/“Ruset josheshin nga militantët e ISIS”, dramaturgia dënohet për ‘justifikim terrorizmi’
08/07/2024 22:00

Regjisorja ruse Yevgeniya Berkovich dhe dramaturgia Svetlana Petriychuk janë dënuar me gjashtë vjet burg me akuzën “justifikim i terrorizmit” në një pjesë teatrale të 2021 për gratë që martoheshin me luftëtarë xhihadist në Siri. Të dyja u dënuan pas gjyqit me dyer të mbyllura, teksa arrestimi tyre vitin që shkoi tronditi komunitetin e artistëve në Rusi. Shtimi i presionit ndaj komunitetit të artistëve në Rusi vjen pas qëndrimeve kritike ndaj rekrutimeve të Kremlinit për luftën brutale në Ukrainë. Dënimi i dhënë sot nga gjykatësit ishte i njëjtë me atë të kërkuar nga prokurorët, thanë avokatët e mbrojtjes. Gratë erdhën në gjykatë të prangosura ndërsa ndarja e tyre e xhamtë në sallë, ruhej nga policë të armatosur e të maskuar, raporton AFP. Avokatja mbrojtëse e cilësoi dënimin si “ilegal, në një seancë të padrejtë” duke thënë se gratë ishin të pafajshme. Gjatë leximit të dënimit, bashkëshorti i Berkovich, Nikolai Matveyev, i cili punon në grupin e pavarur teatral, shpërtheu në lot. Prokurorët thanë se me pjesën teatrale të vitit 2021 për gratë ruse që josheshin të martoheshin me militantë të ISIS në Siri artistet kishin favorizuar terrorizmin, megjithëse drama ka marrë dy çmime të rëndësishme. Kremlini ka vendosur kufizime të ashpra ndaj prodhimit artistik që prej nisjes së ofensivës në Ukrainë në shkurt 2022, çka ka bërë që shumë figura të artit të largohen nga vendi/

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58