Pavarësisht ndërhyrjes së Bankës Qendrore ruse, e cila i befasoi ekonomistët në fund të korrikut pas rritjes se normës së interesit me një pikë të plotë përqindjeje- apo dyfishi i rritjes së pritur me shpresën të forconte rublën, monedha ruse ka vazhduar rënien përballë dollarit amerikan. Në 14 gusht, u thye edhe niveli i 100 rublave duke nxitur një rritje të jashtëzakonshme prej 3.5 pikësh të përqindjes ditën tjetër - në 12 për qind