“Investimet janë kot, kur Rubiku është në izolim”! Kjo ka qenë thirrja që banoret e Rrubikut kanë bërë këtë të diel pasi kërkojnë hapjen e rrugës për hyrje në anën veriore të qytetit dhe të lidhet me Rrugën e Kombit. Banorët e Rubikut u mblodhën në Rrugën e Kombit, duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen në shenjë proteste për mungesën e rrugës.