Ekrem Onuzi pohon me krenari e pasion punën e palodhur të fermerit, i cili merret vetëm me blektori. Ishte 15 vjeç kur në vitin e largët 1985 mori krrabën në dorë për të mos e hequr për asnjë ditë. Ekremi tregon vuajtjet dhe sakrificën që ka si fermer e çoban, falë familjes ai ja ka dalë të krijojë dy tufa me dhen. Më tej, ai tregon se me të ardhurat e blektorisë ka ndërtuar shtëpinë, një fermë të madhe, si dhe ka arritur të blej edhe një fermë së bashku me një parcelë toke.