Qyteti i Lezhës dhe rrugët hyrëse e dalëse janë pothuajse të bllokuara. Shoferët për t’i shpëtuar trafikut që nga Thumana futen edhe rrugës së vjetër, por siç dihet të gjitha këto rrugë alternative bashkohen në qytetin e Lezhës, kësisoj rrugët mbeten të shumtën e kohës të bllokuara. Siç dihet qyteti i Lezhës për t’u lidhur me superstradën Lezhë-Shkodër ka vetëm një dalje që është ura e Drinit.