Çdo ditë në vendin tonë shënohen aksidente, shpesh me pasoja për drejtuesit e mjeteve e herë të tjera vetëm me dëme materiale. Në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë janë shënuar rreth 900 aksidente, ku fajtorë nuk kanë qenë vetëm drejtuesit e mjeteve por dhe mungesa e sinjalistikës dhe cilësia e rrugëve. Për ekspertin Fatmir Hasho, sinjalistika vertikale dhe horizontale në Shqipëri, ka shumë probleme që jo rrallë herë shkaktojnë dhe aksidente.