Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit të duke shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë. Edhe në Tiranë, sot në mesditë kryeqyteti është përfshirë për disa minuta nga reshjet e dendura të shiut, duke rikthyer problemin e rrugëve nën ujë dhe trafikut të rënduar.