Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli njoftoi sot përmes një konference për shtyp se do të ndërtohet një rrugë e re përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas. Po ashtu, është vendosur shembja e urës aktuale, e cila është jashtë funksionit për shkak të rrëshqitje të dherave. Si shkaqe të prishjes së rrugës, kreu i ARRSH renditi reshjet e dendura si dhe erozionin lumor.