Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu përgjigj me tone ironike promovimit që i bëri në Tetovë shefi i ekzekutivit kosovar Albin Kurti idesë së lidhjes së turizmit malor mes saj dhe Prizrenit, përmes një rruge të re, të cilën e përshkroi si tejët të rëndësishme dhe që ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Abidixhiku i kujtoi se më parë, duhet të mendojë për rrugët e papërfunduara.