Nga data 1 gusht, do të nisë zbatimi i urdhrit të Kryeministrit për lirimin e hapësirave rreth rrugëve kombëtare. Bizneset që kanë objekte apo materiale më pak se 20 metra nga aksi rrugor, rrezikojnë ndërhyrjen forcërisht nga IKMT dhe ARRSH, nëse nuk i largojnë vetë. Por si është situata një ditë para mbarimit të afatit në autostradën Durrës-Tiranë ku janë evidentuar 45 objekte per prishje?