Top Channel/ Rruga në Shëngjin drejt fundit, ndërtimi i Bypass pritet t’i japë frymëmarrje trafikut
12/04/2026 12:47

Në prag të sezonit turistik, bypassi i Shëngjinit po merr formë dita-ditës. Ky projekt infrastrukturor synon të shmangë trafikun e rënduar në qendër të qytetit dhe të lehtësojë aksesin drejt zonave bregdetare më të frekuentuara. Punimet për ndërtimin e bypass-it të Shëngjinit, një nga investimet më të rëndësishme për zonën turistike të Lezhës, po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti është hartuar nga Bashkia Lezhë dhe financohet nga qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky aks i ri rrugor synon të reduktojë ndjeshëm trafikun në qendër të qytetit, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm drejt bregdetit. Sipas inxhinierëve të projektit, bypassi do të ketë një gjatësi prej 8.1 kilometrash me dy sense kalimi. Punimet kanë nisur në muajin tetor të vitit të kaluar dhe janë planifikuar të përfundojnë brenda 18 muajsh. Megjithatë, edhe pse jo i përfunduar plotësisht, segmenti pritet të jetë i kalueshëm brenda kësaj vere. Hapja e tij do të ndikojë menjëherë në lehtësimin e qarkullimit për mjetet që i drejtohen zonave turistike si Rana e Hedhun dhe Velipoja, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e pushuesve.

Top News- Droga e re që po kërcënon adoleshentët shqiptarë, zbulohet laboratori ku prodhohej
12/04 14:32
Top News- Vjedhje me dhunë e trafik droge, kush është 51-vjeçari që u prangos nga operacionalja
12/04 14:27
Top Channel/ Peleshi uron Pashkët nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë
12/04 14:23
Top News- Festa e Pashkës ortodokse/ Politika mesazhe urimi për besimtarët
12/04 14:17
Top News- Skema e re e pensioneve, Rama shpjegon si do të funksionojë
12/04 13:32
Top News- Tirana gati për Samitin e Diasporës/ Rama: Diaspora një forcë konkrete zhvillimi
12/04 13:32
Top Channel/ Begaj uron Pashkët nga Korça, bën thirrje për solidaritet e mirësi mes shqiptarëve
12/04 13:31
Top Channel/ Zjarr në një pallat në Lushnje, flakët dyshohen se u vunë nga pronari i banesës
12/04 13:17
Top Channel/ Rruga në Shëngjin drejt fundit, ndërtimi i Bypass pritet t’i japë frymëmarrje trafikut
12/04 12:47
Top Channel/ Divorcet vonohen në gjykatën e Durrësit, qindra persona presin për zgjidhje martese
12/04 12:28
Top Channel/ Pashkët, festë unike në Korçë, mijëra qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë…
12/04 12:26
Top Channel/ Festimet e Pashkës në Tiranë, mijëra besimtarë ortodoksë morën pjesë në kremtime
12/04 12:25
Top Channel/ Berisha uron Pashkën: Herës tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe
12/04 12:24
Top Channel/ Shtrenjtohet kastraveci, përgjysmohet prodhimi në serat e Lushnjës, fermerët: Faji i…
12/04 12:22
Top Channel/Shtrenjtohen shtëpitë në Elbasan, është rritur deri në 50% çmimi, e vështirë për çiftet
12/04 12:20
Top Channel/ Rritet numri i vizitorëve në Durrës, konfirmohet destinacioni i preferuar, kriza në…
12/04 12:19
Top Channel/ Goditet rrjeti që u shpërndante drogë sintetike adoleshentëve në Durrës, në pranga dy..
12/04 12:12
Top News- Si u festua Pashka në rrethe, nga fishekzjarrët tek mesazhet e urimit
12/04 12:09
Top Channel/ Mesazhet e besimtarëve/ “Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë luten për paqe
12/04 12:07
Top Channel/ Kremtohen Pashkët Ortodokse, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
12/04 12:06