Për shkak të radhës në aksin Maliq – Moglicë, mësohet se policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri.