Një muaj më parë Bashkia e Peqinit inauguroi përfundimin e lotit të parë të rehabilitimit të rrugës Egnatia, një pjesë e së cilës kalon në territorin e saj. Mirëpo sipas studiuesit Auron Tare, ndërhyrja ka cënuar autenticitetin historik të rrugës Egnatia, duke e veshur, sic thotë ai me "asfaltin e injorancës".