Thethi sivjet ka përmbyllur një sezon turistik të suksesshëm. Numri i turistëve ka qenë shumë herë më i lartë se sa vitin e kaluar kjo falë edhe rrugës së re që është drejt fundit. Aktualisht segmenti nga Qafa e Thorës deri në qendër të fshatit është asfaltuar. Në Theth bujtinat këtë shtator janë plot me të huaj.