E inauguruar në vitin 2011 rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt do të shfaqte probleme në disa pjesë të saj. Në vitin 2012, një vit më pas, kjo rrugë u shemb, pranë fshatit Shelcan, duke izoluar krejtësisht zonën e shpatit me rreth 10 mijë banorë. Por problemi nuk është vetëm pjesa e shembur. Tashmë rruga ka pësuar çarje, rrëshqitje dhe gropa në pothuajse gjithë gjatësinë e saj prej 23 km.