Një makinë tjetër e braktisur është gjendur përgjatë territorit, ku forcat izraelitë po vazhdojnë operacionin e tyre. Siç raporton gazetari i TCh Artur Bibe, në vendngjarje shihet një makinë e cila është e mbushur plot me bagazhe, dhe shumë prej rrobave janë të përhapura në rrugë. Duket qartë që një sulm ka ndodhur, por nuk dihet fati i këtyre personave që ndodheshin në makinë, nëse kanë shpëtuar, janë vrarë, apo janë marrë peng.