Kryeministri Edi Rama në një takim me mësues nga shkollat publike të vendit këtë të shtunë e vendosi theksin tek domosdoshmëria e rritjes cilësore të drejtimit të shkollave. Në fjalën e tij për buxhetin në arsim për vitin 2022, kryeministri Rama theksoi se shumë drejtues shkollash në vend nuk janë në nivelin e duhur për drejtimin e tyre dhe si për të mos mjaftuar as kjo u shpreh se pjesa më e madhe e tyre është edhe poshtë nivelit të mësuesve.