Niveli i lumit Osum është rritur gjatë ditëve të fundit, duke sjellë rrezik për lagjen Goricë. Për shkak të vërshimit të shirave, disa kanale janë bllokuar, duke bërë që një pjesë e pedonales të mbushet me ujë. Ndërhyrjet po kryhen nga njësitë e UKT-së, veçanërisht në lagjen 28 Nëntori. Ndërkohë, në Poliçan situata është përmirësuar dhe ujërat kanë nisur të tërhiqen, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore.