Në Kosovë të gjithë personat mbi 60 vjeç tashmë do të mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ministria tha më 7 korrik se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19. Sipas këtij vendimi, personat mbi 60 vjeç, që kanë marrë dozën e tretë të paktën katër muaj më parë, mund ta marrin edhe dozën e katërt.