Pas kërkesës së furnizuesit të energjisë elektrike për rritjes të faturave mbi 21%, qytetarët në Prishtinë protestuan këtë të premte. Ata u mblodhën para zyrës së kompanisë duke kundërshtuar edhe një rritje tjetër në faturat e tyre mujore. Organizuesit e protestës duke thënë që kompanitë e furnizimit po zhvatin qytetarët paralajmëruan bojkot të pagesës në rast të rritjes.